Kërkoi pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të Dados, Veliaj letër KLP-së: Vendimi u mor nga nënkryetari, jo nga…
Një tjetër përplasje institucionale është regjistruar mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lidhur me statusin e prokurorit Ols Dado. Në një kërkesë zyrtare drejtuar anëtarëve të KLP-së, Veliaj pretendon se kërkesa e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados nuk është shqyrtuar nga organi kolegjial kushtetues, por vetëm nga nënkryetari i institucionit, Erind Gërmenji. Në dokument thuhet se gjatë gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë është konstatuar se nuk ekziston një vendimmarrje kolegjiale e KLP-së për këtë çështje. Sipas kërkesës, shkresa nr. 413/3 prot., datë 11.03.2025, e firmosur nga Erind Gërmenji, ku thuhet se “KLP shqyrtoi kërkesën”, nuk përputhet me realitetin procedural. Veliaj pretendon se në praktikë kërkesa është trajtuar...
Burimi:
sot.com.al