Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO jep vendimin për Ilir Beqajn
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Vendimi u mor këtë të mërkurë nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Beqaj kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Përmes ankimit, Beqaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me masën “arrest në shtëpi”. Në alternativë, ai kishte kërkuar zëvendësimin e saj me masën e sigurimit “garanci pasurore”, duke propozuar shumën prej 2 milionë lekësh ose një shumë tjetër që gjykata do ta vlerësonte si të përshtatshme. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv