Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas kërkesave të bëra nga protestuesit këtë të hënë. Me anë të një postimi, Rama thekson se tashmë është e qartë se pas kësaj proteste qëndron Irani. Ndërsa shton se, kur protestës t’i bien “puplat”, dy gjëra do të dalin fitimtare: Partia Socialiste do të bëhet më e fortë dhe qeverisja do të përmirësohet ndjeshëm. Postimi i Ramës: Si thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë…?¿ Mos harroni çfarë ju kam thënë që në fillim: Dy fitimtarë do të dalin kur kësaj proteste t’i bien të gjitha puplat fallco të flamingove: Partia Socialiste, që do të bëhet më e fortë, dhe qeverisja jonë, që do të përmirësohet shumë...