“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

Avokati Edmond Petraj tha se fillimisht protestat ishin efektive dhe nisën për shkak të pakënaqësive të qytetarëve me klasën politike. Por Petraj shtoi se më pas, Sali Berisha angazhoi strukturat e PD-së në protestë, duke tentuar që ta përçajë dhe ‘kapë’ atë. Lidhur me kërkesat e paraqitura në protestë nga Dritan Goxhaj, avokati Petraj tha se ato janë të njëjtat me ‘kërkesat e nxjerra nga Flamur Noka me vendimin e Kryesisë së PD-së, që i ka bërë kërkesa në Parlament’. “Protesta edhe sikur të mbyllet sot, për mua nxori disa gjëra në pah, e para njëherë që theu frikën. Theu frikën dhe qytetarët dolën në rrugë. Unë kam insistuar pse nuk del një grup përfaqësues, që ta marrë përsipër protestën dhe ta menaxhojë si duhet. Qytetarët dolën në...