“Keqqeverisje dhe arrogancë”/ Bushkolaj: Po t’i pyesin deputetët për Komandant ‘Sulltanin’, mund të thonë është Rama

“Keqqeverisje dhe arrogancë”/ Bushkolaj: Po t’i pyesin deputetët për Komandant ‘Sulltanin’, mund të thonë është Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili një ditë më parë lexoi kërkesat e protestuesve në protestën e 23-të radhazi para Kryeministrisë në Tiranë., Rama publikoi një dokument për të cilin pretendoi se vinte në pikëpyetje përfshirjen e Goxhajt në luftën e Kosovës. I ftuar ne nje studio televizive gazetari, Elkier Bushkolaj tha se Rama do bëjë çdo gjë që ta zhvendosë vëmendjen nga thelbi i protestës. Ai thotë se protesta e nisur nga ngjarja në Zvërnec tashmë është një konglomerat hallesh shqiptarësh, që burojnë nga keqqeverisja, që burojnë nga tjetërsimi i votës, nga kjo arrogancë dhe mbi të gjitha që është më kryesorja, është ajo që lidhet me koston e jetesës dhe me çmimet pra që e prek...