Këpucëputhësi Rama e mbylli mesele­në ‘West’ më zi se të tjerat

Këpucëputhësi Rama e mbylli mesele­në ‘West’ më zi se të tjerat

Nga Petrit Vasili West iku, Rama mbeti, protesta vazhdon! Kanye West këndoi, Rama shpenzoi, halli mbeti. I humburi është vetëm Rama në çdo rast. Futi duart te paratë e taksave të shqiptarëve me shumë halle, i doli boja para gjithë botës dhe ftoi West, një nga të vetmit artistë që ka simpati për nazizmin. Për faqe të zezë, çoi të gjithë punonjësit e shtetit në koncert, si dikur Partia e Punës që nxirrte njerëzit të mbushnin rrugët për Hrushovin. Ky madje edhe më keq, sepse i detyroi të blinin biletat me zor, edhe pse nuk e pëlqejnë dhe nuk e durojnë dot muzikën dhe huqet naziskine të West. West iku sepse paratë i mori. Ia doli të gjente një kryeministër provincial, të budallepsur dhe demode,...