“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me monologun serb, Marko Duriç. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkroi se Shqipëria dhe Serbia kanë qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën, ndërsa shtoi se një konsullatë shqiptare do të hapet në Bujanoc. “Sot, pata një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Đurić, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026. Diskutimi ynë u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret, me synim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, duke vlerësuar rolin e tyre në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të stabilitetit rajonal. Në këtë kuadër, mirëprita gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për...
Burimi:
javanews.al