“Kemi që në orën 10 këtu”/ Debate në dëgjesat për Reformën Territoriale, Mazniku i ndërpret fjalën Carës, deputeti i PD: Kam hallin e qytetit tim, nuk më intereson koha juaj
Dëgjesat në Komisionin për Reformën Territoriale dhe Administrative me kryetarët e bashkive janë shoqëruar edhe ditën e sotme me debate. Bashkryetari Arbjan Mazniku është përplasur me deputetin e PD-së Igli Cara, ndërsa i ka kërkuar këtij të fundit të mos zgjatet në fjalën e tij kur fliste për problematikat e qytetit të Durrësit, duke i kujtuar se ky Komision vazhdonte që prej mëngjesit. Cara i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra, duke thënë: “Nëse je i lodhur, mund të largohesh dhe ata do të vazhdojnë vetë diskutimin.” Deputeti Cara u shpreh se, nëse do të ishte në vendin e Maznikut, nuk do t’ia ndërpriste kurrë fjalën një deputeti që fliste për hallet e qytetit të tij. Cara: Kemi një propozim konkret nga zoti Mazniku, ku...
Burimi:
top-channel.tv