‘Kemi një kryeministër që vjedh me fis’! Protestë në Durrës për parkimet me pagesë

‘Kemi një kryeministër që vjedh me fis’! Protestë në Durrës për parkimet me pagesë

Qytetarët e Durrësit janë ngritur sot në protestë kundër vendimit të bashkisë për të bërë parkimin me pagesë . Vendimi merret në një kohë që në këtë qytet nuk ka një transport urban funksional. “Një manifestim i qytetarëve që kërkon që kjo punë të mos bëhet pa marrë më parë mendimin e qytetarëve dhe pa rregulluar më parë infrastrukturën dhe transportin publik. Unë jam këtu si qytetare e Durrësit. Pasi ky tubim sot thashë është i qytetarëve, nuk është një tubim partiak. Qyteti është i qytetarëve, nuk është i pushtetarëve. Asnjë vendimmarrje a priori nuk mund të merret pa marrë më parë dakordësinë e qytetarëve dhe pa i siguruar atyre të gjitha kushtet që duhet për të jetuar në një qytet normal” tha një qytetare....