Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…
Ka nisur me diskutime dhe akuza seanca e sotme plenare mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, theksoi se sot shqiptarët qeverisen nga e njëjta parti, e cila ka ndryshuar vetëm emrin. “Kjo parti, që ka bërë çfarë ka dashur me qytetin e Korçës, e quan PD-në forcën politike ish-komuniste të vendit. Ndërsa partia që thjesht ndryshoi emrin nga Partia e Punës në Parti Socialiste, quhet parti progresiste“, tha Këlliçi. Ndërkohë, Taulant Balla ironizoi deputetët e PD-së, të cilët theksuan se PS-ja ka ndërruar emrin, duke thënë se sot në krye të Partisë Demokratike është një ish-sekretar i Partisë së Punës, i njohur edhe si varkëtari i familjes së diktatorit Enver Hoxha. “U morën me emrin e partisë sonë, por harruan...
Burimi:
javanews.al