Këlliçi llogari Nufit për kontratat e prodhimit të armëve: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia, pyet dhe shefe…

Këlliçi llogari Nufit për kontratat e prodhimit të armëve: Heshtja nuk të shpëton nga përgjegjësia, pyet dhe shefe…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për mungesë transparence lidhur me aktivitetin e kompanisë “Advanced Arms Technology” (AAT), ku është aksionere me 20% kompania KAYO, duke kërkuar përgjigje mbi prodhimin dhe eksportin e armatimit. Këlliçi kujtoi se gjatë interpelancës parlamentare të 23 prillit, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se AAT prodhon armë dhe se ato përdoren aktualisht në zona konfliktesh. Sipas deputetit demokrat, më 28 prill 2026 ai i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për informacion, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 60 ditë, nuk ka marrë ende përgjigje, pavarësisht afatit ligjor prej 15 ditësh. Këlliçi kërkon që ministri të sqarojë nëse e konfirmon deklaratën e bërë në Kuvend, sa armatim dhe municione janë prodhuar...