Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në Librazhd ende pa zgjidhje
Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në Librazhd ende pa zgjidhje Prej katër muajsh, shtatë familje në fshatin Spathar të Librazhdit po jetojnë mes frikës dhe pasigurisë, pasi rrëshqitja e tokës ka dëmtuar banesat, rrugët dhe tokat bujqësore të zonës. Banorët shprehen se prej muajsh u janë kërkuar dokumente dhe procedura të ndryshme për vlerësimin e dëmeve, por sipas tyre, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. “4 muaj nuk është bërë asgjë. Na kërkuan letra, ia çuam. Na kërkuan ekspertë, bëmë një marrëveshje për vlerësimin e shtëpisë me 50%, ramë dakord me bashkinë dhe emergjencat. ‘Gjejeni truallin vetë, t’ju japim lejen e ndërtimit, bëjeni shtëpinë, t’ju vlerësojmë shtëpinë, t’ju japim 50%.’ As vlerësim shtëpie s’kanë bërë, as nuk dimë vlerën e...
Burimi:
sot.com.al