Karakaçi: Në 2027-ën do të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri!
Gjatë një konference për mediat, këtë të premte, ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi u ndal tek projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës, ku sipas tij shinat kryesore kanë përfunduar. Karakaçi pranoi se ka pasur vonesa, sepse kur është marrë kredia e parë projekti ka qenë i paplotë, megjithatë shtoi se në vitin 2027 do të kemi vijën e parë funksionale hekurudhore në vend. “Hekurudha Shqiptare, pasi e ka maturuar projektin me bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tashmë ka nisur procedurën për mbylljen e katër kilometrave të fundit, për ta sjellë hekurudhën në pikën e vet ku ka qenë gjithmonë te Stacioni i Trenit në Tiranë. Në këtë kuptim unë vlerësoj se viti 2027 është i arritshëm, por do të stepesha për të dhënë një afat fundor,...
Burimi:
javanews.al