‘Kanye West, i refuzuar në vende të tjera, pritet në Tiranë’, AFP: Rama e shpall arritje
Njoftimi për një koncert të reperit amerikan Kanye West në Tiranë këtë verë është promovuar me entuziazëm dhe është shpërndarë më tej në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama si një arritje në rrugën e Shqipërisë drejt shndërrimit në një destinacion të rëndësishëm kulturor. Por përtej retorikës optimiste, vetë lajmi i raportuar nga AFP sjell një tablo shumë më komplekse. Sipas raportimit, artisti, i njohur edhe si Ye, pritet të performojë në korrik në kryeqytet, në një event për të cilin po ndërtohet një strukturë e posaçme që synon të presë deri në 60 mijë spektatorë. Qeveria e paraqet këtë si një moment kthese për skenën kulturore shqiptare, duke e lidhur me ambicien për të tërhequr emra të mëdhenj ndërkombëtarë. Megjithatë, ajo që mungon...
Burimi:
syri.net