Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj vendimit të qeverisë për të vendosur 4.3 milionë euro nga buxheti i shtetit në dispozicion të koncertit të Kanye West, duke e cilësuar këtë financim si shpërdorim të parave publike dhe drejtim të ekonomisë sipas interesave të fasadës, propagandës dhe një pakice të privilegjuar. “4.3 milionë euro nga buxheti për të shpëtuar një koncert. Vetëm 1% kontribut vendas për të ndërtuar një hekurudhë jetike. Kjo është ekonomia e fasadës. Ky është sistemi i pakicës”, deklaroi Tabaku. Në të njëjtën kohë, për hekurudhën Tiranë–Durrës, kontributi i drejtpërdrejtë i buxhetit të shtetit është vetëm 1% e financimit të huaj. Tabaku theksoi se hekurudha lidh kryeqytetin me Durrësin, portin dhe aeroportin, ul trafikun, ndotjen dhe kostot e transportit,...