Kandidati për ambasador amerikan komenton investimet e familjes Trump në Shqipëri

Kandidati për ambasador amerikan komenton investimet e familjes Trump në Shqipëri

Gjatë raportimit në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan, kandidati për ambasador amerikan në Tiranë, i propozuar nga Donald Trump, u pyet edhe për investimet e familjes Trump në Shqipëri. Senatori demokrat, Chris Murphy, e pyeti Wendtin nëse do të angazhohej që Ambasada amerikane në Tiranë të mos favorizojë biznese të lidhura me presidentin amerikan, Donald Trump, familjen apo aleatët e tij. Murphy përmendi disa raste në rajon, përfshirë projektin e propozuar për ndërtimin e hotelit Trump në Beograd, apo ndërtimin e një gazsjellësi në rajon “nga aleatë të Trumpit”. Senatori tha se ka edhe një rast në zhvillim në Shqipëri, ku, sipas tij, disa konsulentë politikë të presidentit amerikan “po fitojnë miliona” duke këshilluar opozitën në Shqipëri. “Tani po shfaqet edhe një histori në Shqipëri ku disa...