‘Kam ecur në varrezat e disa partive’, Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka mbledhur në Pallatin e Brigadave drejtuesit politikë të PS-së dhe krerët e komisioneve parlamentare të Kuvendit, ku do të prezantojë aneksin e ri të dokumentit “Besa”, i cili lidhet me reflektimin për lëvizjen në bulevardin e “Flamingove”. Rama tha në fillim të fjalës së tij se këto ditë ka ecur në varrezat e partive që kanë qëndruar gjatë në pushtet, por që e kanë humbur pushtetin për shkak të mosdëgjimit. “Dhe dua t’ju them se, paralelisht me reflektimin për pasqyrën e bulevardit të Flamingove, kam kaluar edhe disa kohë në varrezat ku prehen historitë e partive dhe të lëvizjeve që fituan gjithçka, por që më herët ose më vonë humbën sfidën e vazhdimësisë së qëndrueshme të fitoreve të...
Burimi:
sot.com.al