“Kafazi në sallën e gjyqit nuk parashikohet në ligj”, Jaho: Kushtetuta kërkon qartë trajtim njerëzor dhe…

“Kafazi në sallën e gjyqit nuk parashikohet në ligj”, Jaho: Kushtetuta kërkon qartë trajtim njerëzor dhe…

Një nga personalitetet e drejtësisë në Shqipëri, Njazi Jaho, ka folur në një intervistë lidhur me çështjen e kafazit në sallat e gjyqit, për të cilin shprehet se cenon dinjitetin, është trajtim çnjerëzor, cënim i prezumimit të pafajësisë si dhe pengon komunikimin e lirë me avokatin, duke cituar 3 raste konkrete. Ai hedh poshtë edhe pretendimin se vendosja në kafaz e të pandehurve të paraburgosur është në kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve. Sipas tij, në Kodin e Procedurës Penale nuk flitet asnjë fjalë për rastet kur i paraburgosuri, me vendim të Gjykatës, mund të vendoset në kafaz. “Jo, për këtë, nuk bëhet fjalë në asnjë nen të K.Pr.Penale. Mendoj se kjo është arsyeja që edhe gjykata, lidhur me këtë çështje nuk i referohet...