“Ka zbatuar reformat dhe përmbushur kriteret”- Plani i Rritjes, Shqipëria e para për fondet nga BE! Ngecin Kosova, Serbia e Bosnja
Shqipëria vijon të përparojë drejt integrimit në BE jo vetëm me letra, por edhe në përfitim fondesh nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke u bërë ‘lokomotiva’ e vendeve të rajonit. Dhe të gjithë duan integrim, por miliardat e eurove nga BE, kanë zbuluar një Ballkan Perëndimor që ecën në dy kahe. Nga 6 vende aspirante për në BE, vetëm 3 kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar tek përmbushja e reformave. Në një artikull nga Euractiv, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si vendet që falë stabilitetit te politikës së brendshme, ia kanë dalë të shfrytëzojnë mekanizmin duke përfituar miliarda dollarë. Shqipëria, e cila mbetet lidere në rajon për këto fonde, me 212 milionë dollarë për përfituara deri...
Burimi:
javanews.al