“Ka uzurpuar PD për interesa personale”, Salianji: Berisha është barrë për opozitën

“Ka uzurpuar PD për interesa personale”, Salianji: Berisha është barrë për opozitën

Në takimin me qytetarët e Peshkopisë, Ervin Salianji tha se prania e mbështetësve të shumtë është përgjigjja më e mirë për të treguar se në të vërtetë ka garë në PD. I entuziazmuar nga numrat, Salianji u shpreh gjatë fjalimit se takimi i radhës do të ishte në stadium dhe se shumë shpejt i pret Tirana.“Kjo në fakt është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet kujtdo nëpër studio e media që pyet nuk ka garë, gara është nëpër sheshe! PD nuk uzurpohet, nuk ecet dot mbrapsht!”, tha ai në nisje të fjalimit. Si rrugë ndryshimi, Salianji sheh rikthimin te vlerat e PD. “Pavarësisht humbjeve, dështimeve, standardit mizerabël sesi është administruar në 13 vite PD, është e vetmja parti që mund të bëjë ndryshimin....