“Ka rikonfirmim të Berishës në krye të partisë”/ Gara në PD, Lela: Ja pse u skualifikuan emrat e tjerë

“Ka rikonfirmim të Berishës në krye të partisë”/ Gara në PD, Lela: Ja pse u skualifikuan emrat e tjerë

Gara për drejtimin e PD ka ngjallur debate të shumta ditët e fundit, me kandidaturat përballë kreut aktual Sali Berisha, që nuk janë pranuar. Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara, ndërsa një ditë më parë kandidimi nuk iu lejua as ish-deputetit të PD Ervin Salianji, nënkryetares së FRPD, Alesia Balliu dhe ish-anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari. Drejtori i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka deklaruar se më 23 maj do të kryhet rikonfirmimi i kreut të PD, Sali Berisha. I ftuar në nje studio televizive Lela u shpreh se procesi ka qenë transparent, ndërsa dy kandidatura janë rrëzuar për arsye që kanë të bëjnë me Statutin. “Më 23 maj ka rikonfirmim të kryetarit të PD, të zotit...