Ka rënë apo jo “non grata” e Berishës? Ligji 7031 i Uashingtonit: Përjashtimet për interesin kombëtar të SHBA-ve, udhëtimet dhe hyrjet për arsye specifike
Departamenti Amerikan i Shtetit tha sot për Top Channel se ka bërë disa përjashtime nga sanksionimi non grata i kryetarit të Partisë Demokratike pesë vite më parë, por nuk e përmendi termin “non grata”. Në një kërkim në internet se çfarë nënkupton lëshimi i një “waiver”, rezulton se ajo do të thotë përjashtim nga zbatimi i një mase ose kufizimi, i dhënë nga autoriteti që e ka vendosur atë. Në rastin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, një waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht se vendimi fillestar është anuluar. Ai do të thotë se, për arsye të caktuara (shpesh të lidhura me interesin kombëtar të SHBA-së), personi ose subjekti përfiton një përjashtim nga pasojat e atij vendimi. Për përcaktimet sipas nenit 7031(c), të cilat zakonisht...
Burimi:
top-channel.tv