Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Propozimi i mazhorancës socialiste për reformën territoriale është pasuar me protesta të qytetarëve në disa bashki të vendit, të cilat parashikohen të shkrihen. Propozimi i mazhorancës ul numrin e bashkive nga 61 në 45, ndërsa bashkitë që preken nga kjo reformë janë përfshirë në protesta dhe reagime. Këto reagime, megjithatë, munguan në kohën kur komisioni i reformës territoriale zhvilloi konsultimet publike në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Sipas ekspertit të qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, këto kundërshtime duken të vonuara. Në një intervistë për TemA, ai thotë se gjatë fazës së konsultimeve, kur drejtuesit e komisionit parlamentar udhëtuan nëpër bashki për të prezantuar projektin, pothuajse askush nuk ngriti shqetësime serioze. As kryetarët e bashkive, por në fakt as qytetarët, me përjashtime të vogla e të papërfillshme,...