“Ka ende punë”/ Ambasadori i BE-së, Gonzato: Dekriminalizimi i shpifjes objektiv kyç për BE-në
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në tryezën e dialogut të hapur për ‘Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri’, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi se liria e medias, është me një rëndësi të madhe edhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Europian. Sipas Gonzatos, negociatat po ecin përpara, por ka ende punë. “Mendoj se grupet e punës, të ndryshme kanë nxjerrë rekomandime, si protokolli i sigurisë së gazetarëve. Kontributet janë të rëndësishme jo vetëm për reformën por dhe për ne si delegacion i BE për vlerësimin betejën dhe angazhimet në udhën e shtetit të së drejtës dhe të vijojmë e përparimet e negociatave....
Burimi:
sot.com.al