Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pas numërimit të votave, rezulton që Emiri ka marrë 207 vota, ndërsa Silva Hasa 83 vota. Kujtojmë që pozicioni i kryetarit të Këshillit Kombëtar në selinë blu është mbajtur deri më sot nga Edi Paloka, i cili nuk rikandidoi për një tjetër mandat. Gjatë mbledhjes së sotme konstituive të Këshillit Kombëtar, PD ka mbajtur gjithashtu votimin për zgjedhjen e Kryesisë së re.
Burimi:
opinion.al