“Ju sfidoj, ç’do thoni tani?”, deputeti i PS nxjerr foton e autobusit nga Greqia në protestën e Zvërnecit

“Ju sfidoj, ç’do thoni tani?”, deputeti i PS nxjerr foton e autobusit nga Greqia në protestën e Zvërnecit

Deputeti socialist i Sarandës, Ardit Bido ka publikuar fotografinë e një autobusi me targa greke në rrjetet sociale dhe thotë se ai është një nga tre autobusët e pasagjerëve që ka sjell shtetas grekë në Zvërnec për protestë. Nisur nga reagimet e shumta dhe pretendimet se fotografitë që ai dispononte ishin të gjeneruara me inteligjencë artificiale, Ardit Bido ka publikuar  këtë autobus me targë “XZI 6801”, dhe thotë se ai ka ardhur nga Greqia. “Meqë ca budallenj marrin foto AI dhe i përdorin si mjet i luftës hibride që bëhet për të mbuluar të vërtetën: ju sfidoj, ç’do thoni tani për këtë autobuz, një nga tre, që u fut në Zvërnec atë ditë proteste, me targa greke?”, shkruan Bido.