“Ju lutem më ndihmoni!”, ironia e Spahos: Ne në PD, me kë jemi, me Trump a me Soros?
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka thumbuar me një status në rrjete sociale situatën në Partinë Demokratike. Sipas tij, zgjedhjet në Hungari kanë konfuzuar demokratët, të cilët kur lexojnë statuset e Flamur Nokës dhe deklaratat e Sali Berishës nuk dinë ç’të bëjnë: të gëzohen që fitoi Magyar apo të hidhërohen që humbi Orban. Reagimi i Spahos Nuk po arrij të kuptoj, ndoshta më ndihmon ndokush: Trump dërgoi Zv. Presidentin Vance në mbështetje të Orban. Foli edhe vetë në mitingun përmbyllës të Orban nga telefoni. Orban humbi zgjedhjet. I bie që humbën edhe Trump e MAGA në Hungari. Aleks Sorosi e përshëndeti nxehtësisht humbjen e Orban dhe fitoren e Magyar. Normal, ai është armik me Orban dhe Trump. Doktori dhe Muli përshëndetën fitoren e Magyar...
Burimi:
javanews.al