“Ju jeni zhgarravina”, Flamur Noka i ashpër me socialistët në Kuvend: Po e shndërroni Parlamentin në palo institucion
Pas fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën plenare, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Noka ka kërkuar futjen në rendin e ditës të kërkesave të demokratëve, duke deklaruar se ato përputhen me kërkesat e protestuesve. Ai ka kritikuar mazhorancën për mënyrën e trajtimit të kërkesave të opozitës dhe ka ashpërsuar gjuhën ndaj socialistëve. “Kjo që po ndodh është turp për çdo parlament. Ju solli grupi një kërkesë dhe e trajtoni me urgjencë, ndërsa një kërkesë të grupit tonë, kërkesë që përputhet plotësisht me protestat, ju e neglizhoni dhe i hidhni në kosh. Ata janë qytetarë, kjo është opozita e vendit. Po e shndërroni Kuvendin në palo Parlament. Po shndërrohet në institucionin më të poshtëruar”, tha Noka. Duke...
Burimi:
vizionplus.tv