Jo vetëm në Romë! Rama vizitë zyrtare edhe në Barcelonë, zbardhet agjenda e takimeve

Jo vetëm në Romë! Rama vizitë zyrtare edhe në Barcelonë, zbardhet agjenda e takimeve

Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë. Gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ndërsa në vijim të vizitës, Kryeministri Rama do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë, Spanjë. Punimet e samitit do të përqendrohen në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike...