“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

Edhe qytetarët e Rrogozhinës i janë bashkuar protestave kundër Reformës Territoriale dhe shkrirjes që ka propozuar PS për 15 prej njësive në vend. Ata kanë dalë sot (14 gusht) sërish mbrëmjen e sotme në protestë, për të kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Kavajës. Ata pretendojnë se Rrogozhina është një qytet me histori që duhet të qëndrojë si bashki më vete. Sipas protestuesve, në rast të bashkimit me Kavajën, banorët e Rrogozhinës do të hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve. Qytetarët kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mazhorancës, që nëse Rrogozhina ka probleme me mbledhjen e të ardhurave, të përmirësojnë administrimin dhe jo të shkrijnë bashkinë. “Investoni në kapacitete. Nëse ka probleme në mbledhjen e të ardhurave, përmirësojeni administrimin”,...