“Jo bashkëpunim me Ramën kundër SPAK”, Berisha: Shqiptarët ti bashkohen opozitës në 8 maj, qeveria e kapur në vjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u kërkoi deputetëve që të fokusohen tek protesta që do të zhvillohet të premten, në 8 maj. Berisha shfrytëzoi mbledhjen e grupit për tu kërkuar deputetëve që në 48 orët e ardhshme të përqendrohen tek organizimi i protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë socialiste. “U bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, Të dëshmojmë se ne nuk pranojmë kurrë Edi Ramën, qeverinë e tij si të ligjshme, nuk ka asnjë legjitimitet për shkak të zgjedhjeve që ka rrëmbyer, për shkak të vjedhjeve me të cilat është kapur”, tha Berisha. Berisha zgjodhi që për të dytën ditë radhazi t’i japë jehonë raportit të komitetit të jashtëm të...
Burimi:
vizionplus.tv