‘Jep dorëheqjen’, Rama iu përgjigjet protestuesve: Nuk largohem nga detyra vetëm përse një pakicë bërtet
Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet thirrjeve për dorëheqje nga protestuesit. “Pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne ta meritojmë vazhdimësinë nesër? Duket e çuditshme që duhet thënë, kjo është demokracia dhe një parti politike as nuk e trashëgon dot timonin e pushtetit as nuk e ka pronë me testament, por as ka të drejta të lëshojë rrugës se disa të tjera duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. Ushtron pushtetin për aq kohë sa ia ka dhënë populli votën dhe aq kohë sa ka votat në kuvend. Ata flasin në emër të popullit, pretendojnë se janë vetë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli, të jemi të qartë me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli, as ne dhe...
Burimi:
sot.com.al