“Jemi një familje”, Berisha pas rikonfirmimit:Mirënjohje demokratëve,do t’u jap përgjigje edhe atyre që kishin hezitime

“Jemi një familje”, Berisha pas rikonfirmimit:Mirënjohje demokratëve,do t’u jap përgjigje edhe atyre që kishin hezitime

Pasi u rikonfirmua në krye të PD, Sali Berisha ka zhvilluar një deklaratë për mediat, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin. Gjithashtu ai dha edhe një mesazh për ata që kanë votuar kundër. “Shpreh mirënjohjen time të pakufishme. Nderimin më të thellë për të gjithë ata demokratë, votues , për riafirmimin tim në krye të PD. Një mirënjohje të veçantë edhe për ata që votuan ndryshe. I garantoj që vota e tyre ndryshe, apo kundër apo abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më mirë edhe atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër. Jemi një familje”, tha ai.

TË FUNDIT

MË SHUMË