‘Jemi në mbështetje të tubimit’/ Teliti: Tezat e protestës janë artikuluar prej 13 vitesh nga PD

‘Jemi në mbështetje të tubimit’/ Teliti: Tezat e protestës janë artikuluar prej 13 vitesh nga PD

Anëtari i Kryesisë së PD Dorjan Teliti deklaroi se tezat që po artikulohen në protestën qytetare janë artikuluar prej 13 vitesh nga PD dhe kësisoj sipas tij Partia Demokratike është tërësisht në mbështetje të protestës, pavarësisht se një grup në minorancë pretendon që të dy palët, opozita dhe mazhoranca janë njësoj. I ftuar në emisionin “Off the Record”, Teliti vë në dukje se ky relativizim është dëmi më i madh që i bëhet protestës. Teliti: Protestën opozita e mbështet me të katërt këmbët. Pse? Sepse janë të njëjtat teza që flet kjo protestë që ne kemi 13 vite që flasim. I kujtojmë kryeministrit që në çdo kryeqytet të Europës këto protesta janë normale, ditore. Në Uashington para Shtëpisë së Bardhë kemi 4 protesta në ditë, atje...