“Jemi akuzuar shpesh për tradhti”/ Rama: Shtrëngoni dhëmbët, mos dëgjoni ata që s’dinë ç’duan

“Jemi akuzuar shpesh për tradhti”/ Rama: Shtrëngoni dhëmbët, mos dëgjoni ata që s’dinë ç’duan

Partia Socialiste ka shënuar 35-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet madhështor në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë, 2 qershor, një takim me mbështetës dhe anëtarë të strukturave. Në fokus të këtij përvjetori jubilar ishin arritjet e shënuara ndër vite, si dhe mesazhet e rëndësishme politike për të ardhmen e kësaj force. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se një nga arsyet kryesore të fitoreve të njëpasnjëshme të PS-së është aftësia e saj e hershme për t’u hapur, një tipar ky i shkruar që në fillimet e veta në AND-në e partisë. Ai nënvizoi se kjo forcë politike nuk lindi si produkt i krenarisë për atë që linte pas, por si rezultat i një reflektimi të thellë për të ardhmen...