“Je uzurpator!”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po manipulon shifrat dhe do ta vërtetoj me fakte, s’kanë votuar as 1 mijë anëtarë

“Je uzurpator!”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po manipulon shifrat dhe do ta vërtetoj me fakte, s’kanë votuar as 1 mijë anëtarë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratës që Sali Berisha bëri sot kundër tij pasi votoi për veten në garën për kreun e PD. Salianji shprehet se do ta faktojë me prova pjesëmarrjen reale të anëtarëve të PD në zgjedhje dhe sesi Berisha po përpiqet të manipulojë realitetin. Albana Vokshi tha se në total anëtarë të PD me të drejtë vote janë 51 mijë persona dhe se deri në mesdite, pjesëmarrja ishte rreth 11 mijë votues. Por, sipas Salianjit deri më tani as 1 mijë anëtarë nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Ervin Salianji ka publikuar dhe disa foto të tjera të fletëve të votimit, ku krahas emrin të vetëm të Sali Berishës, votuesit kanë shkruar dhe zgjedhur emrin e tij...