Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare, teksa para Parlamentit janë mbledhur protestuesit që kërkojnë largimin e Qeverisë dhe gjithë klasës politike aktuale. Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në seancë. Edhe disa prej deputetëve demokratë që shkuan në Kuvend, u kthyen sërish në selinë e PD-së. Me mungesën e deputetëve të PD në Kuvend, nuk zhvillohen as interpelancat e kërkuara nga grupi parlamentar. Ina Zhupa kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhja dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogun, e kërkuar nga Klevis Balliu. Për të dyja rastet, Niko Peleshi u shpreh se deputetët në fjalë konsiderohet se janë tërhequr. Partia Demokratike njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, përsa kohë sipas tyre mazhoranca...