“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin Rilindja 2.0, theksoi se Shqipëria ka hyrë sot në një fazë të re, ku janë rritur pritshmëritë e njerëzve pasi nuk jemi më një shoqëri e varfër. Kreu i qeverisë vuri në dukje se janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura të vendit, por tanimë sipas tij nuk është mungesa problemi kryesor, por cilësia dhe sasia e investimeve. “Nuk jemi shoqëri e varfër, nuk them se nuk kemi varfëri, por s’jemi shoqëri e varfër. Nëse shoqëritë e varfra mendojnë që ka edhe më keq, në shoqëritë e zhvilluara, apo aty ku zhvillimi hyn në fazën e pakthyeshmërisë, siç është rasti ynë, ka edhe më mirë. Kjo është shenja e sigurt, që ne sot jemi zyrtarisht në...
Burimi:
javanews.al