‘Jam shqiptar’, ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut shfaqet me plis në kokë
Gjatë Samitit të Diasporës që po mbahet në Tiranë sot në 14 prill, kryeministri Edi Rama mirëpriti në skenë ish-kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Rama i dha Adams-it një plis (që ky i fundit e vendosi në kokë), si dhe pasaportën dhe kartën shqiptare të identitetit. “Kjo është bota kur kthehet përmbys”, bëri batuta kryeministri. “Meqenëse shqiptarët e kanë si mënyrë për të thënë ‘se e kam ditur këtë punë’, të çojë dorën se kujt i ka shkuar mendja, që kryetari i Bashkisë së New York-ut do të bëhet qytetar i Tiranës dhe shtetas i Shqipërisë. Askujt s’ja priste mendja, por kjo ditë erdhi”, tha kreu i qeverisë. Më pas, Adams deklaroi se diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet me shumë potencial....
Burimi:
javanews.al