Ja si u zbulua vila në pronësi të Belinda Ballukut në bashkëpunim me Viola Haxhiademin, si është zhdukur nga hetimet…

Ja si u zbulua vila në pronësi të Belinda Ballukut në bashkëpunim me Viola Haxhiademin, si është zhdukur nga hetimet…

Prokurorët e Posaçëm (SPAK) kanë konfirmuar, se si vila në bregdet është produkt i një afere korruptive, që Belinda Balluku e ka përfituar fal një tenderi 1 milionë euro kur mbante postin e drejtoreshës së Albcontrol, dhe në këtë rast regjistrimi i u bë duke përdorur Igli Taren dhe një prej bashkëpunëtoreve të saj më të ngushta Joana Bushin.  Në njoftimin zyrtar SPAK konfirmon se ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”....