‘Ja shenjat tuaja, ashtu siç e kërkoni do e gjeni’/ Protestuesi i liruar Niko Qarkaj mesazh policisë
Protestuesi i liruar ditën e sotme, Niko Qarkaj, ka vijuar protestën e tij edhe në orët e vona gjatë marshimit që po zhvillojnë qytetarët në rrugët e Tiranës. Nga pamjet e ardhura te SYRI, dallohet Qarkaj që ka heq edhe bluzën për t’i treguar shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij në komisariatin e policisë, edhe pse vuan nga sëmundja e epilepsisë. ‘Ja shenjat tuaja ashtu siç e kërkoni do e gjeni’, dëgjohet t’i drejtohet efektivit të policisë, protestuesi i liruar Niko Qarkaj.
Burimi:
syri.net