Ja dosjet e Sali Berishës që po “flenë gjumë” në SPAK, nga “21 Janari”, vrasjet në Tropojë, aferat me serbët…
Në korridoret e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), një pirg gjigant dosjesh që mbajnë emrin e Sali Berishës duket se ka zënë vend në një qoshe të harruar, duke u pluhurosur nën peshën e një “gjumi” të pashpjegueshëm institucional. Ndonëse bëhet fjalë për politikanin më të rrezikuar nga drejtësia, veprimet e SPAK ngjasojnë më shumë me një marshim të ngadaltë sesa me një ofensivë vendimtare për të zbardhur krimet shtetërore dhe aferat marramendëse që kanë shënjuar tranzicionin shqiptar. Një nga këto dosje “letargjike” që ulëret për drejtësi është ajo e “21 Janarit”. Edhe pse Gjykata e Strasburgut ka lëshuar një verdikt dërrmues që detyron shtetin shqiptar të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhëruesit e vrasjeve në bulevard, dosja në SPAK mbetet në një fazë fillestare. Po aq...
Burimi:
sot.com.al