Ivi Kaso takim urgjen në PD e Korçës pas pezullimit të procesit, deputeti: Zgjedhjet për kryetar mund të shtyhen
Pas pezullimit të procesit të votimit për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Korçë, drejtuesi politik i Qarkut, Ivi Kaso, ka zhvilluar një takim urgjent në selinë lokale me kandidatët Harito Zoto dhe Irvin Bode, si edhe me kryetarin aktual Dhimitraq Çyfeku. Në fokus të diskutimeve është gjetja e një zgjidhjeje për situatën e krijuar, pasi një numër i konsiderueshëm anëtarësh nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listat zgjedhore, duke sjellë kështu bllokimin e procesit.Lexo edhe :Related Posts Në takim merr pjesë edhe deputeti Fidel Kreka, ndërsa pritet që në vijim të ketë një deklaratë zyrtare për mediat nga drejtuesi politik, ku do të bëhet e qartë edhe rruga që do të ndiqet për zhbllokimin e situatës. “Është një situatë që...
Burimi:
vizionplus.tv