Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për drejtimin e Sekretariatit Ligjor dhe Zgjedhor të PD-së

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për drejtimin e Sekretariatit Ligjor dhe Zgjedhor të PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka vendosur të mos rikandidojë më për postin e drejtuesit të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD-së, të cilin e ka mbajtur për tre mandate radhazi. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, pak ditë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Kaso bëri të ditur se pas 12 vitesh në këtë detyrë do të fokusohet në përgjegjësitë e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, anëtar i Kryesisë së PD-së dhe nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. “Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikandidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të...