Iu refuzua kandidimi për kreun e PD, Salianji: Akt i padëgjuar, partia po trajtohet si pronë personale
Ish-deputeti Ervin Salianji nuk do të jetë pjesë e garës së 23 majit për kryetarin e Partisë Demokratike, pasi forumet e kësaj force politike nuk e kanë pranuar dokumentacionin e paraqitur prej tij për të kandiduar. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Salianji shkruan se vendimi i strukturave të PD-së për t’i ndaluar atij kandidimin është provë se kjo forcë politike po trajtohet si pronë personale. Reagimi i Salianjit Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private. Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike. Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet...
Burimi:
top-channel.tv