Ishte gati votimi i projektligjit, por zëvendësministri “ndërpret” mbledhjen me kërkesën e papritur ndaj Manjës
Një moment që ka shkaktuar ilaritet është regjistruar sot në mbledhjen e Komisionit të ligjeve, me kryetar Ulsi Manjën. I pranishëm në këtë mbledhje të sotme ishte edhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo. Teksa Manja po bëhej gati të hidhte në votim projektligjin për “Treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”, Kajo kërkoi leje që të largohej për në tualet. “Mund të dal një sekondë, kryetar, ndërkohë që miratoni?”,- u shpreh zëvendësministri, që doli me mjaft nxitim nga salla dhe shkaktoi të qeshura te zyrtarët e pranishëm në sallë.
Burimi:
javanews.al