Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më datë 31 korrik, për t’iu komunikuar zgjatja e afateve të hetimit edhe me tre muaj. Sipas burimeve, paraqitja e Ballukut në SPAK do të lidhet me procedurën për shtyrjen e afatit të hetimeve në çështjen ku ajo është nën hetim. SPAK ka kërkuar zgjatjen e afateve hetimore për një periudhë tre mujore, ndërsa komunikimi zyrtar pritet t’i bëhet vetë Ballukut gjatë paraqitjes së saj në Prokurorinë e Posaçme.
Burimi:
ntv.al