Ish-sekretarja e Ballukut merret në pyetje nga SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut merret në pyetje nga SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut merret në pyetje nga SPAK Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, u paraqit këtë të enjte në ambientet e SPAK. Sipas burimeve, ajo u mor në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm dhe më pas u largua nga institucioni, pas përfundimit të seancës. Haxhiademi është thirrur edhe më herët në SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”. Në qendër të kësaj çështjeje është ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat. Balluku akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe. Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur.