Ish-presidenti Meta: Hetimi ndaj meje është i qëllimshëm
Ish-presidenti Ilir Meta ka mohuar sërish akuzat ndaj tij gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, duke akuzuar prokurorinë për shtrembërim të fakteve dhe manipulim të çështjes. Para gjykatës, Meta kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa seanca u shty dhe do të vijojë më 10 shtator. Meta: Për fat të keq, në mënyrë recidiviste prokuroria mashtron në lidhje me këtë çështje. Jo pa qëllim, ne kemi kërkuar persona të caktuar për të dëshmuar. Unë jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar. Letërporosia erdhi në shtator për marrëveshjen me DSIS. Kjo çështje është ngritur që në vitin 2018 nga Mother Jones, pas zgjedhjeve në SHBA më 4 nëntor, kur iku regjimi i Charles McGonigal, pasi ky i...
Burimi:
ntv.al