Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
Ditmir Bushati është një tjetër figurë nga radhët e PS që ka dalë në mbështetje të protestave në Tiranë. Ish-ministri i Jashtëm ka postuar këtë të diel foto nga protesta e ditës së 21-të, ndërsa shkruan se qytetarët nuk janë të nxitur nga faktorë të jashtëm, por janë shqiptarë të revoltuar për gjendjen në vend. “Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë”,...
Burimi:
sot.com.al